Azhornimi i Fundit: May 21, 2020
- Commercee Corp ka ne dispozicion mjetet teknike për përpunimin e të dhënave të Konsumatoreve potenciale dhe të blerjeve ne distance apo në rrugë elektronike, dhe në këtë kuadër kryen mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale, sipas Ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
- Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale eshte shume e rendesishme per Commercee Corp ku është i përkushtuar të zbatojë me te gjithe potencialin kuadrin ligjor per mbrojtjen dhe respektimin e tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.
- Në kuader te mbledhjes dhe përpunimit e të dhënave personale, Commercee Corp ka zbatuar të gjitha formalitetet paraprake të detyrueshme pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
- Arsyeja kryesore i perdorimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet faqes, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, transmetimi i informacioneve në lidhje me porositë apo ofertat e Commercee Corp që mund t’i interesojnë Konsumatorit dhe që mund t’i pergjigjen sa më mirë pritshmërive të tij. Commercee Corp merr dakordesine paraprake të Konsumatorit në lidhje me komunikimin e ofertave apo promocionale në numrin e telefonit personal të Klientit. Klienti ka tё drejtё nё çdo kohё dhe pa pagesë të refuzojë komunikimin e ofertave promocionale nga ana e Commercee Corp.
- Të dhënat personale ruhen nga Commercee Corp për përdorimin e shërbimit dhe mund t’i komunikohen partnerëve tregtare të Commercee Corp, vetëm me miratimin paraprak të Konsumatorit. Commercee Corp ruan të drejtën e transferimit të të dhënave vetëm te nënkontraktorët e tij, të cilët mund të ndodhen jashtë Shqipërisë, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për transferimin e të dhënave personale dhe hyn në marrëdhënie kontraktore me këta nënkontraktorë për sigurimin dhe marrjen e të gjitha masave të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ruajtjen e konfidencialitetit të tyre.
- Commercee Corp do të ruajë të dhënat personale të Konsumatorit që vizitojnë dhe kryejnë transaksione në faqen e internetit të Commercee Corp për një periudhë dy vjeçare nga data e vizitës së fundit të Konsumatorit në faqen e internetit të Commercee Corp, përveç në rast mosmarrëveshjesh ndërmjet Konsumatorit dhe Commercee Corp në lidhje me transaksionet e kryera, rast në të cilin kjo periudhë ruajtje mund të zgjatet.
- Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё konfidencial.
- Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij ёshtё nё rrezik, Commercee Corp duhet tё njoftohet menjёherё.
- Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta në çdo kohë duke iu drejtuar Commercee Corp me shkrim në adresën: Commercee Corp Sh.ARruga Hasan Alla, nr 11, Tiranë ose me e-mail: info@cco.al