9. Garancia nuk zbatohet në rast të dëmtimeve fizike që rrjedhin nga mosrespektimi i udhëzimeve të përdorimit, abuzimi me produktin, përfshirë njolla, aromë të pakëndshme, dhe dëmtime të tjera të shkaktuara nga përdoruesi ose një palë e tretë.
10. Garancia nuk aplikohet për dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, neglizhenca, ose keqpërdorimi i produktit.
11. Nuk mbulohen dëmtimet nëse klienti ka blerë përmasën e gabuar të dyshekut dhe e ka hapur atë.
12. Produkti nuk është i mbuluar nga garancia nëse është bërë pis në çfarëdo mënyre, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, njolla, shenja, të çara, etj.
13. Në rast të lagështisë së dyshekut, garancia automatikisht anulohet, pasi kjo mund të dëmtojë seriozisht rigjenerimin e materialit sfungjer.
14. Dëmtime të Mundshme gjatë Transportit ose Probleme të Fabrikimit ose Estetik: Nëse dysheku ka një problem të fabrikimit siç mund të jetë shkëpje, grisje që mund të kenë ardhur nga transporti, çarje, ose ndonjë çështje tjetër e keqfabrikimit apo estetik, klienti duhet të bëjë reklamim brenda 14 ditëve nga marrja e produktit. Nëse klienti nuk bën reklamim brenda këtij afati kohor, do të konsiderohet si një dëmtim nga klienti dhe çdo kërkesë për ndërrim të produktit pas këtij afati mund të jetë subjekt i kostojeve që duhet të paguhen nga klienti. Ky rregull siguron që çdo problem me produktin të identifikohet dhe adresohet në mënyrë të shpejtë për të garantuar kënaqësinë maksimale të klientit dhe të mbrojtur integritetin e procesit të garancisë.
15. Ndërrim për Çështje Preferenciale Pas 14 Ditëve: Pas periudhës fillestare prej 14 ditëve nga marrja e produktit, nëse klienti dëshiron të bëjë ndërrim të produktit për çështje që lidhen me preferencat personale, si fortësia, butësia, përmasat, ose çdo karakteristikë tjetër që vjen si çështje preferencë, kërkesa mund të jetë subjekt i kostojeve shtesë dhe është subjekt i aprovimit nga Kompania. Pas kësaj periudhe, Kompania do të vlerësojë çdo kërkesë për ndërrim bazuar në këto kritere në mënyrë individuale dhe do të vendosë nëse do të pranojë ndërrimin, duke marrë parasysh disponueshmërinë e produktit dhe politikat e ndërrimit. Kjo masë siguron që Kompania të menaxhojë kërkesat për ndërrim në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme, duke u përpjekur të përmbushë pritjet e klientëve sa më mirë që të jetë e mundur, duke ruajtur njëkohësisht integritetin e politikave të saj të garancisë dhe ndërrimit.
16. -Kur dysheku perdoret sipas instruksioneve materiali i brendshem nuk ndryshon. Fortesia dhe lartesia lokalisht tolerohen te levizin me 15% gjate perdorimit normal te tij. Kjo vjen si pasoje e pershtatjes se materialit me trupin dhe nuk do te njihet si difekt per kthimin apo zevendesimin e tij.
17. -Me permasat e dyshekut (gjatesi, lartesi dhe gjeresi), ka nje tolerance ± 7% si pasoje e materialit elastik perberes, sidomos ne cepat e dyshekut. Kjo tolerance konsiderohet nje dukuri normale dhe jo nje difekt prodhimi pasi nuk sjell humbjen e asnjeres prej karakteristikave qe ai ka. Ky ndryshim mund te vije dhe pas perdorimit per nje kohe te gjate te dyshekut.
18. Dysheku nuk eshte rezistent ndaj zjarrit, per kete arsye nuk duhet te perdoren material te cilat jane te ndjeshme ndaj nxehtesise mbi te.
19. Ne rastet e ankeses me shkrim, Shitesi ka te drejten te kontrolloj e vertetoj demin dhe shkakun e tij, me pas te marri vendimin perkates.
20. Difektet e prodhimit qe hasni direkt me blerjen e produktit duhet te behen brenda 15 diteve qe nga dita e blerjes.
21. -Kjo flete garancie nuk merr parasysh ankesat ndaj problemeve qe vine nga mosrespektimi i instruksioneve te perdorimit, apo abuzime te kryera nga klienti. Ne raste te tilla ankesa do te refuzohet.
22. -Ri-masni permasat e krevatit tuaj para se te konfirmoni porosine tuaj me derguesin e produktit.
23. -Transporti nuk përfshihet ne Garanci.
24. Garancia nuk mbulon me shume se dymbedhjete muaj per deformimet. e mundeshme, cdo rast i tille, mbas ketij afati mund te riparohet vetem kundrejt kostove relative te cilat mbulohen nga klienti 10. Kjo garanci nuk nenkupton ne asnje rast, kthimin e parave, vetem zevendesimin ose riparimin e produktit.